“Bllokohet” makina që “po kthehej prapa në kohë”

Ndryshe

“Bllokohet” makina që “po kthehej prapa në kohë”

Më: 26 prill 2015 Në ora: 12:39

Policët e kanë ndalur një kamion, në rimorkion e të cilit ishte një makinë e dyshimtë.

Zyrtarët në Central Motorway Police Group, kanë ndaluar Dolorean – imitimin e makinës që është përdorur në filmin “Back to the Future” – e cila kishte mundësi, të kthente protagonistët prapa në kohë.

Ndalesën e kanë shfrytëzuar policët që të bëjnë një fotografi, e më pas ta postojnë në Twitter, kinse e kanë ndaluar një qytetar të mos kthehej prapa në kohë.

Në fakt, kjo është një veturë që është punuar në Belfast, e që jepet me qira për ditëlindje dhe ahengje të ndryshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat