Ura prej xhami në lartësinë mbi 1220 metra

Ndryshe

Ura prej xhami në lartësinë mbi 1220 metra

Më: 25 prill 2015 Në ora: 19:03

A do ju dridheshin këmbët po të ecnit në këtë rrugëkalim prej xhami?

E ashtuquajtur ‘ura prej qelqi’, ndodhet në anë të malit Tianmen në Zhangjiajie, të provincës Hunan, në lartësinë mbi 1220 metra dhe mësohet se ajo do të hapet shumë shpejt për publikun.

Një mrekulli arkitekturore, kjo urë prej qelqi është 26 metra por që sigurisht që nuk është një urë për zemërdobëtit; në një anë faqja e një shkëmbi dhe një anën tjetër një humnerë 1.2 km dhe e gjitha në një urë 6.5 cm të trashë.

Dhe nëse kjo nuk është e mjaftueshme për të sjellë një gropë në stomak, ura vazhdon përgjatë një ane mali në Kinë e ndërtuar në xham, duke lejuar një pamje të qartë të asaj çka është poshtë, dhe ku mund të përfundosh nëse kryen ndonjë hap të gabuar.

Kështu ndoshta është e pakuptueshme që kjo grua ka ndërmarrë këtë udhëtim mbi urë, duke i ndenjur sigurisht mjaft besnike shkëmbit, pas të cilit kapej fort.

Sipas zyrtarëve vendas, për të vizituar urën do të lejohen vetëm 30 turistë njëherësh.

Ndërkaq, në hapjen e saj janë organizuar shfaqje të ndryshme, si sfilata mode, numra akrobatikë dhe performanca të tjera artistike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat