Babai përdor dron për të ndjekur vajzën në shkollë

Ndryshe

Babai përdor dron për të ndjekur vajzën në shkollë

Më: 24 prill 2015 Në ora: 21:44

Një baba tepër protektiv ka zgjedhur një mënyrë unike për të ruajtur vajzën e tij, duke e ndjekur me anë të një droni. Chris Early, i cili zotëron një kompani videoproduksioni në Knoxville, Tennessee, e bleu dronin për të krijuar një fushatë publicitare, por përfundoi duke e përdorur për qëllimet e veta të përgjimit.

Ai e pranon se nuk e pati të lehët kur vajza e tij 8 vjeçare i kërkoi nëse mund ta bënte vetëm rrugën për në shkollë, por nuk iu desh shumë të gjente zgjidhjen për ta pasur gjithën kohë para syve vogëlushen e tij.

Duke drejtuar dronin mbi kokën e vajzës së tij, Chris e qetëson veten dhe sigurohet që ajo të arrijë e sigurt në shkollë. Vajza e Chris nuk e kishte kuptuar se i ati e ndiqte rrugës për në shkollë, por kur e mësoi, ideja e të atit ju duk fantastike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat