Pse ky njeri kërkon që të bëjë transplantin e kokës?

Ndryshe

Pse ky njeri kërkon që të bëjë transplantin e kokës?

Më: 24 prill 2015 Në ora: 21:38

Dikush do ta provojë i pari. Pra, përse jo unë?

Ky është qëndrimi i Valery Spiridonov që shpreson të transplantojë kokën e tij mbi një trup tjetër, përmes një operacioni kirurgjikal.

Spiridonov është një shtetas rus 30-vjeçar, që ndodhet në një karrocë dhe vuan nga një sëmundje gjenetike e muskujve. Ai dëshiron të marrë përsipër rrezikun për veten e tij dhe për shkencën.

“Unë jam i ndershëm në lidhje me shanset që kam”, thotë ai.

“E di se një operacion i tillë do të mund të më japë mundësinë që të vazhdoj jetën time më tej. Dhe në qoftë se e keqja vjen, në qoftë se kjo nuk do të ndodhë, unë do të jem një burim i shumë të dhënave postkirurgjikale, që do t’i ndihmojnë mjekët në të ardhmen, të kryejnë këtë procedurë me sukses”, thotë ai.

Pavarësisht përparimeve kirurgjikale , shumica e ekspertëve mjekësorë e cilësojnë transplantin e kokës si një fantazi absolute. Por kirurgu italian Sergio Canavero, ka si qëllim që ta bëjë atë realitet.

Dhe sido që të jetë rezultati, vullnetari i gatshëm Valery, do të lërë gjurmë në historinë mjekësore.

“Unë e dua shumë jetën ... dhe kam besim se të gjithë e dinë se çfarë po bëjnë”, përfundon 30-vjeçari.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat