E dhimbshme por fatmirësisht lindi fëmijë të shëndoshë (Foto)

Ndryshe

E dhimbshme por fatmirësisht lindi fëmijë të shëndoshë (Foto)

Më: 24 prill 2015 Në ora: 21:28

U diagnostifikua me kancer në gji, teksa ishte në javën e 20 të shtatzënisë.

Por kjo nënë e fortë nuk u ndal. Përveç që i hoqën gjirin e majtë, ajo edhe filloi me kimioterapi.

E ndër më të rrallat është se ajo lindi një djalë pa probleme shëndetësore.

Mrekullia e kësaj gruaje i bëri të gjithë të qajnë.

Por meqë krejt dëshirat rreth të bërit nën ia mori sëmundja, ajo kishte vetëm edhe një dëshirë. Ti jepte qumësht vetëm një herë të vetme fëmijës së saj.

Mjekët ia lejuan dhe përveç tyre edhe të tjerët shpërthyen në vaj.

Fotografitë e realizuara Kate Murray po bëjnë gjiron e botës, të njërës nga nënat më të vullnetshme dhe fëmijës së saj, që u detyra ta lindte në sapo hyri në javën 36 të shtatzënisë.

Historia e saj është shumë interesante, kur ajo vërejti një gungë në gjirin e saj, edhe pas rezultateve të para, u tha se ndoshta është e parrezikshme. Por, kur ajo nuk ndjehej mirë dhe mjekët i thanë prapë për kontroll, u diangostifikua me kancer, madje të fazës së tretë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat