Qyteti i së ardhmes, me një kullë ekologjike në mes të shkretëtirës së Saharasë

Ndryshe

Qyteti i së ardhmes, me një kullë ekologjike në mes të shkretëtirës së Saharasë

Më: 24 prill 2015 Në ora: 20:53

A e keni menduar ndonjëherë se si do të jetë qyteti i së ardhmes? Nëse jo, po ju themi se është menduar për një qytet vertikal dhe ekologjik në mes të shkretëtirës së Saharasë në Marok. Arkitektët e firmës franceze të ndërtimit, Manal Rachdi Oxo, së bashku me Nicolas Laisné Associés kanë në plan të ndërtojnë një qytet 450 metra të lartë.

Do të jetë një qytet me shtëpi, dyqane, një hotel, observator meteorologjik, restorant, zyra, muze etj. Qyteti do të jetë ekologjik, do të ndërtohet me materiale të riciklueshme dhe do të fuqizohet me energji diellore rinovuese.

Nga larg duket si një kullë e madhe prej rëre ose si një shkëmb gjigant, por dalëngadalë, kushdo që afrohet do të gjendet në një labirint rrugësh të cilat të kujtojnë lojërat orientale. Qyteti do të ofrojë hapësira për të luajtur, notuar, falur dhe për t’u argëtuar. Pjesa qendrore e qytetit do të jetë e mbuluar me bimë të ndryshme.

Qyteti do të përdorë energjinë diellore dhe gjeotermale dhe do të mbledhë dhe riciklojë ujin e shirave. Arkitektët mendojnë se 45 mijë kubikë ujë do të grumbullohen çdo vit. Ata do të kanalizohen 4 km nëntokë, ku temperatura do të jetë 100°C, dhe do të përdoren për të siguruar energji për ndërtesën. Edhe panelet diellore do të sigurojnë energji për qytetin dhe temperatura e brendshme do të mund të menaxhohet nëpërmjet ajrosjes natyrale. Projekti do të nisë në vitin 2025 dhe ndërtimi mund të përfundojë pas 50 vjetësh.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat