Policët suedezë në Nju Jork: “Nuk jemi heronj, por thjesht turistë” (Video)

Ndryshe

Policët suedezë në Nju Jork: “Nuk jemi heronj, por thjesht turistë” (Video)

Më: 24 prill 2015 Në ora: 19:51

Katër policë suedezë treguan se ndjenja e detyrës është fisnike pavarësisht vendit se ku ndodhen. Këta policë gjendeshin me pushime në Nju Jork kur e paimagjinueshmja ndodhi.

Policët ishin nisur drejt Borduejit me metro për të ndjekur një shfaqe muzikore të “Neverisë” së Sartrit. Gjatë udhëtimit, operatori i trenit njoftoi pasagjerët se në një nga vagonët kishte shpërthyer një konflikt fizik, duke kërkuar ndihmë nga ndonjë polic që mund të gjendej në tren.

Menjëherë, katër policët suedezë u nisën drejt vagonit ku po ndodhte konflikti. Ata arritën menjëherë ta neutralizonin agresorin dhe e mbajtën nën kontroll deri sa mbërriti policia e Nju Jorkut. “Nuk jemi heronj, por thjesht turistë”, tha njëri prej tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat