Thirrjes së natyrës duhet t’i përgjigjesh në kohë

Ndryshe

Thirrjes së natyrës duhet t’i përgjigjesh në kohë

Më: 24 prill 2015 Në ora: 18:37

Në raportimet e drejtpërdrejta të gazetarëve, gjithnjë duhet të jesh i përgatitur për më të keqen…nëse mund të quhet i tillë edhe rasti në fjalë.

Një televizion lokal në Shtetet e Bashkuara, duke dashur të sjellë sa më shumë informacion për një ngjarje të ndodhur aty pranë, nxjerr gazetaren e tij në terren. Kjo e fundit padashje gjen për intervistë personin më të pafat.

Gazetarja i kërkon dëshminë një banoreje, e cila pasi iu përgjigj dy pyetjeve të para e vë në dijeni gazetaren se ‘natyra po e thërriste’ dhe duhej të urinonte.

Pavarësisht kësaj, gazetarja këmbënguli me të tjera pyetje dhe paralajmërimet e vajzës, nuk dhanë efekt. Në fund, e intervistuara dorëzohet dhe e bën në transmetim direkt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat