Këtë grua e dogji burri të gjallë sepse …

Ndryshe

Këtë grua e dogji burri të gjallë sepse …

Më: 24 prill 2015 Në ora: 15:11

Kjo është Shabana Bibi, 25 vjeç, nga Pakistani. Ajo u dogj e gjallë nga i shoqi dhe vjehrri i saj, për shkak se ishte larguar nga shtëpia pa leje.

Policia ka arrestuar dy autorët e krimit të rëndë. Ndërkohë vëllai i viktimës, Azami, thotë se do t’i vërë flakën vetes, nëse nuk vendoset drejtësia për motrën.

Burri i Shabanës u tërbua kur mësoi se ajo kishte ikur pa leje për të takuar motrën e saj. Së bashku me babain, të dy e rrahën atë, përpara se të hidhnin benzinë mbi trup dhe t’i vinin flakën. Sipas Azamit, motra e tij dhunohej vazhdimisht, pasi nuk bënte dot fëmijë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat