Zbulimi që mund të ndryshojë përgjithmonë jetën tonë

Ndryshe

Zbulimi që mund të ndryshojë përgjithmonë jetën tonë

Më: 24 prill 2015 Në ora: 08:11

Një ekip shkencëtarësh në Kinë hodhën një “bombë” në fillim të këtij muaji dhe thuajse askush nuk e vuri re. Kërkuesit, me në krye Junjiu Huan gof Yat-sen, në Universitetin Guangzhou, publikuan kërkimin e parë shkencor për ndryshimin e ADN-së së embrionit njerëzor.

Kërkimi u publikua fillimisht më 11 prill, në një revistë online “Proteina dhe Qeliza”, pas refuzimit nga revista prestigjioze “Shkenca dhe Natyra”, për shkak se ishte “joetik”.

Mirëpo, këta shkencëtarë kanë zbuluar një mjet të ri e të fuqishëm, edhe pse janë tepër të shqetësuar se ku do të çojë kjo.

Kërkimi pionier është kontradiktor, edhe pse u krye me embrione të dëmtuara, që nuk do të ishin zhvilluar te njeriu.

Shumë shkencëtarë theksojnë se, metodat e inxhinierisë gjenetike, të zhvilluara së fundmi, duhet të studiohen më tepër te kafshët, para se të përballemi me riskun e mutacioneve njerëzore të paparashikueshme dhe zhvillimeve të frikshme në evolucionin e njeriut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat