Lypësi ofron para, ja ç'i ndodh (VIDEO)

Ndryshe

Lypësi ofron para, ja ç'i ndodh (VIDEO)

Më: 24 prill 2015 Në ora: 06:58

Si do të reagonit nëse një njeri i pastrehë iu ofron para në vend që t’ju kërkojë? Do t’i pranonit për të mos e refuzuar, apo do ta refuzonit nga mendjemadhësia?

Një burrë vendosi që të bënte një eksperiment për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, dhe rezultatet ishin befasuese.

Në një video që zgjat pesë minuta, Yousef Saleh Erakat paraqitet si një njeri i pastrehë, që mban një karton ku shkruhet “Askush nuk është bërë ndonjëherë i varfër nga të dhënit". Ai përpiqet që të ofrojë disa të holla për kalimtarët në rrugë.

"Lypësi" merr përgjigje nga më të ndryshmet në rrugë, kryesisht sharje. Më e veçanta është ajo e një vajzë e cila ulet me të pranë, dhe e emocionuar i ofron atij disa të holla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat