Qyteza misterioze në Bosnje, ku lindin binjakët!

Ndryshe

Qyteza misterioze në Bosnje, ku lindin binjakët!

Më: 19 prill 2015 Në ora: 22:59

Janë 20 mijë njerëz që e popullojnë qytezën e vogël Buzim, që ndodhet në veriperëndim të Bosnjës. Në mesin e tyre janë mbi 200 parë binjakë që kanë lindur në një periudhë të shkurtër kohore. Për shkak të lindjeve të tilla, drejtuesit e vendit kanë kërkuar që të ndryshonin emrin në “Qyteti i Binjakëve”.

Gazetari Nedzib Vucjel e ka vërejtur këtë fenomen, kur gruaja tij Emira ka lindur binjakë në kohë lufte, gjatë vitit 1993.

Ai ka shkuar te fqinjët për të marrë një mbajtëse për fëmijë, kur mësoi se atë ia kanë dhënë një familjeje tjetër që është bërë me binjakë.

Që atëherë, ai është orvatur që të gjejë se sa binjak janë në këtë qytet, transmeton Telegrafi.

Llogaria hapur në Facebook, “Buzim – Qyteti i binjakëve”, numëron mbi 200 që jetojnë në këtë vend.

Vetëm gjatë luftës që ka zgjatur tre vite, aty kanë lindur 21 binjakë.

Zyrtarë të vendit i kanë thënë agjencisë Reuters se janë duke punuar rreth një festivali të binjakëve, në mënyre që të rrisin ofertat e turizmit në vend.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat