10-vjeçari hidhet nga ballkoni dhe mbijeton

Ndryshe

10-vjeçari hidhet nga ballkoni dhe mbijeton

Më: 18 prill 2015 Në ora: 20:03

Disa pamje tronditëse që tregojnë momentin kur një nxënës i shkollës fillore, hidhet nga një ballkon rreth 12 metra të lartë, në kushte ende të pashpjegueshëm, janë publikuar.

Në videon e mëposhtme, shihet një kat i ndërtesës së shkollës, dhe shumë fëmijë që përkulen mbi parvaz për të parë më poshtë.

Më pas një fëmijë që mendohet të jenë rreth moshës 10 ose 11 vjeç, del papritur nga ana e djathtë dhe me disa hapa të shpejtë kapërcen murin për t’u hedhur nga ballkoni.

Incidenti ka ndodhur në një shkollë në Zhoushan, një qytet në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, dhe sipas burimeve të medieve lokale, fëmija i ka mbijetuar rrëzimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat