Candy Crush është bërë loja më e përhapur në telefonat smartphone, duke tërhequr vëmendjen e mijërave personave. Madje një person në Kaliforni, ka paguar një çmim për pasionin që ka për këtë lojë.
29-vjeçari kalifornian përfundoi në spital me tendinën e shqyer të gishtit, pasi kishte luajtur një kohë të gjatë ‘Candy Crush Saga’. Kur mbërriti në spital, mjekët nuk mund ta besonin që tendina e gishtit ishte thyer plotësisht, pasi djali kishte luajtur më orë të gjata, pa e kuptuar dëmin.
Sipas mjekëve që e vizituan, dëmi ishte shkaktuar nga përdorimi i telefonit smartphone për gjatë gjithë ditës, në 7-8 javët e fundit, një sforcim që mund t’i shkaktojë dëme çdo qenie njerëzore. Tani 29- vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni, për ta kthyer dorën si më parë.