Lexon fshehtas një mesazh të të fejuarit, humb 26 kg në dy muaj

Ndryshe

Lexon fshehtas një mesazh të të fejuarit, humb 26 kg në dy muaj

Më: 2 prill 2015 Në ora: 09:03

Amy Jones, është një vajzë 21 vjeçare angleze e cila ka arritur që të humbasë 26 kilogramë brenda dy muajve, pasi lexoi fshehtas një mesazh që i fejuari i kishte dërguar një miku të tij, ku e quante “gjigante”.

Amy nga Winsford në Angli, ishte e fejuar me një mësues body building. E reja gjithmonë e mbushur, peshonte rreth 95 kilogramë. “Nuk shqetësohesha aspak. I fejuari më thoshte se kaq e mbushur isha një femër më e plotësuar”, thotë Jones. Pak kohë më vonë vjen dushi i ftohtë. Amy zbuloi një mesazh që i fejuari i dërgonte një miku të tij ku e cilësonte “gjigante” dhe “të sikletshme”.

Disa ditë më vonë rastësisht ajo doli në fotografi pranë nëj traktori, dhe kur e pa veten shpërtheu në lot. “Duke parë fotografinë kuptova se isha e shëndosha sa traktori”, thotë ajo. Amy tregon se këto dy raste i dhanë shtysë për tu dobësuar. Ajo nisi një dietë me një regjim ushqimor më të shëndetshëm dhe nisi të praktikojë aktivitet fizik. Në këtë mënyrë arriti që të humbë brenda dy muajve 26 kilogramë. Aktualisht Amy peshon 69 kilogramë dhe thotë se është e lumtur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat