Adoleshentja refuzon refuzimin e Universitetit

Ndryshe

Adoleshentja refuzon refuzimin e Universitetit

Më: 1 prill 2015 Në ora: 23:37

Nuk të vjen asnjëherë mirë kur merr letrën e refuzimit nga një punëmarrës apo universitet, por 17-vjeçarja Siobhan O’Dell pati një reagim gjenial pasi mori një letër refuzimi nga Duke University.

Ajo i dërgoi zyrës së pranimeve një letër origjinale, nëpërmjet të cilës refuzonte refuzimin që i ishte bërë.

Duke mos e kapërdirë dot refuzimin që i ishte bërë për të nisur vitin e parë, ajo u përgjigj duke shkruar: “Pas një shqyrtimi të kujdessshëm, ju informoj me keqardhje se nuk mund ta pranoj refuzimin tuaj për mos të më pranuar në vitin e parë të 2015-s në Duke University”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat