Kur propozimi për martesë në publik shkon keq…tmerrësisht keq

Ndryshe

Kur propozimi për martesë në publik shkon keq…tmerrësisht keq

Më: 1 prill 2015 Në ora: 22:55

Të marrësh guximin dhe të propozosh për martesë në publik partnerin apo partneren, sidomos kur ai ose ajo e di që e ke tradhëtuar, s’është një vendim i zgjuar.

Jamie, një britanik, zgjodhi një spektakël televiziv për t’i treguar të dashurës së tij se sa shumë e donte. Me daljen në skenë, çifti fillimisht debatoi mbi tradhëtinë. Jamie i kërkoi falje të dashurës së tij dhe tha se tradhëtia ishte “një moment dobësie dhe një gabim që nuk do të përsëritet”.

Për të treguar se sa shumë e donte të dashurën me emrin Dawn ai ulet në gjunjë dhe nxjerr prej xhepit një unazë me shpresën e madhe se ajo do ta pranonte. Por ndodhi krejt e kundërta. Dawn flak tutje kutinë me gjithë unazën dhe largohet menjëherë nga skena. I sikletosur Jamie merr kutinë e hedhur në shesh dhe e ndjek nga pas.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat