Katër vjeçarja del për akullore në 03:00 të natës (Video)

Ndryshe

Katër vjeçarja del për akullore në 03:00 të natës (Video)

Më: 1 prill 2015 Në ora: 22:24

Një vajzë 4-vjeçare u zgjua në mes të natës, rrëmbeu xhaketën e saj dhe doli nga shtëpia në orën 03:00 të mëngjesit, për të marrë një akullore.

Vajza mori autobusin për të shkuar në Filadelfia, duke i çuditur të gjithë, pasi askush nuk e shoqëronte. Autoritetet thonë se familja e vajzës nuk e dinte se ajo ishte zgjuar dhe kishte dalë nga shtëpia.

Shoferi i autobusit që është baba i tre fëmijëve, thotë se ai ishte i frikësuar për vajzën, por aventura e saj iu duk qesharake. Ai e dinte se vajza do të ishte në duar të sigurta.

"Ajo e dinte saktësisht se ku po shkonte, dhe ka shumë mundësi që atë rrugë do ta ketë bërë shumë shpesh”, shprehet shoferi i autobusit, Jenifer.

Për këtë, shoferi ndaloi autobusin dhe i bëri thirrje policisë. Ata e morën vajzën në një spital, ku ajo u ribashkua me nënën e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat