Gjyshja helmon tërë familjen me pluhurin e çokollatës së skaduar para 25 vjetëve

Ndryshe

Gjyshja helmon tërë familjen me pluhurin e çokollatës së skaduar para 25 vjetëve

Më: 1 prill 2015 Në ora: 19:10

Tre gjeneratat e së njëjtës familje janë helmuar nga gjyshja e tyre, e cila aksidentalisht ka përdorur një qese me pluhur të çokollatës, të cilës i ka kaluar data e përdorimit para 25 vjetëve.

Gruaja, e njohur vetëm si zonja Rosetta, ka helmuar veten së bashku me burrin e saj, djalin, nipërit e mbesat dhe shokut e nipit të saj.

Të gjithë janë dërguar në spital në Vincenza, në verilindje të Italisë, dhe njëri nga fëmijët i kaloi 20 ditë në spital, sipas Il Giornale Di Vicenza.

Ata janë trajtuar për dhimbje të stomakut dhe të vjellat si rezultat i pirjes së pluhurit të çokollatës, e cila datën e shitjes e kishte në vitin 1990, transmeton Koha.net.

Zonja Rosetta, besohet se këtë qese me pluhur të çokollatës e ka blerë kah fundi i viteve 80-ta dhe e ka hedhur në dollapin e saj.

Së pari, burrit të saj filluan t’i shfaqen shenjat e sëmundjes, pastaj asaj dhe tërë familjes.

Zonja Rosetta është duke u akuzuar për shkaktim të lëndimit dhe ky rast është duke u konsideruar nga prokurorët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat