Çifti nga Anglia për të dytën herë godet lotarinë

Ndryshe

Çifti nga Anglia për të dytën herë godet lotarinë

Më: 1 prill 2015 Në ora: 17:43

Milionerët nga qyteti i Skultorput në Mbretërinë e Bashkuar fituan sërish.
Ish vozitësi i kamionëve, David Long dhe gruaja e tij, Kathleen MacKenzie, për të poarën herë kishin fituar në vitin 2013 një shifër prej 1 miliardë funtash.
Ata e kishin hedhur tiketën në koshin e plehrave herën e parë që kishin luajtur, por krejt rastësisht e kishin marrë prap për ta shikuar edhe njëherë, dhe e panë se kishin fituar, tansmeton Indeksonline.
“Mendoja se kasha fituar vetëm 2 funta, por kur mora dhe e shikova tiketën pashë se ishte shumë më shumë”, është shprehur Long.
Daily Mail raporton se mundësitë për të fituar ishin 283 miliardë me një, por çifti ia doli që për të dytën herë të fitojë 1 milionë funta.
Ata thonë se së shpejti do të zhvendosen nga shtëpia e tyre ku jetonin në një tjetër më të madhe dhe më luksoze.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat