Lajmet që duken shaka por që janë të vërteta

Ndryshe

Lajmet që duken shaka por që janë të vërteta

Më: 1 prill 2015 Në ora: 15:47

Më 1 prill është e vështirë të gjesh lajme të vërteta, tek ‘lajmet e çuditshme’. Por sot janë publikuar disa lajme të vërteta të cilat duke si mashtrim.

1. Deputetët në Suedi kanë miratuar një ligj që ndalon kërcimin në publik apo “lëvizjen ilegale të këmbëve”. Baret, restorante dhe pronarët e klubeve të natës mund të gjobiten nëse klientët kërcejnë “spontanisht dhe pa leje”. Policia thotë se kërcimi mund të shkaktojë trazira dhe sherre. (Daily Mail)

2. Macet dëgjojnë muzikë klasike. Një studim i fundit tregon se macet e urrejnë muzikën ‘heavy metal’, janë indiferente ndaj muzikës ‘pop’, por janë të dhëna pas muzikës klasike. Macet që dëgjojnë klasike janë më të qeta dhe marrin frymë më ngadalë. (Times)

3. Një qen mund të luajë me daulle. Qeni i quajtur Maple ka mbi 170 mijë ndjekës në kanalin e tij në “Vine” dhe 46 900 ndjekës në “Instagram”. (Daily Record)

4. Amazon ka një “buton” që mund të vendoset në shtëpi dhe në momentin që e shtypni mund të porositni diçka që ju mungon. I quajtur “Dash Button”, shërbimi ofrohet para pagesë vetëm në SHBA dhe për anëtarët “Amazon Prime”. (Mashable)

5. Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron mund të jetë kushëriri i 13-të i Kim Kardashian. (The Independent)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat