Ka 40 fëmijë me 20 gra dhe do akoma

Ndryshe

Ka 40 fëmijë me 20 gra dhe do akoma

Më: 1 prill 2015 Në ora: 00:41

Një burrë nga Britania e Madhe ka 40 fëmijë nga 20 gra të ndryshme dhe thotë se ka dëshirë të ketë akoma të tjerë.

Mike Holpin nuk beson te kontraceptivët dhe thotë se ndonjëherë e ka të vështirë t’i mbajë mend të gjithë emrat e fëmijëve të tij.

56-vjeçari i alkoolizuar përpiqet të kujtojë të gjithë fëmijëve që ka ngjizur duke i bërë tatuazh emrat e tyre në shpinë.

Ai thotë se nuk është shumë i sigurt për numrin real të fëmijëve të tij, por di që 22 mbajnë mbiemrin e tij dhe 18 kanë mbiemër tjetër, por 56-vjeçari është i sigurt se duhet të ketë edhe ndonjë fëmijë tjetër jashtë kësaj liste.

Pavarësisht problemeve me alkoolin, 56-vjeçari këmbëngul se ka ndërmend të ndryshojë karakter dhe të jetë me fëmijët e tij…por gjithashtu të ketë të tjerë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat