E tmerrshme: Zjarrfikësin e përpinë flaka (Video)

Ndryshe

E tmerrshme: Zjarrfikësin e përpinë flaka (Video)

Më: 1 prill 2015 Në ora: 00:10

Një zjarrfikës e ka përpirë flaka kur ka rënë nga kulmi i shtëpisë që po digjej në Kaliforni, derisa po përpiqej ta shuajë zjarrin .
Zjarrfikësi 25 vjeçar, i cili kishte përvojë në profesion, është në gjendje kritike, pasi që ka pësuar djegie të rënda në gjithë trupin.

Shërbimi i zjarrfikësve kishte marrë thirrje se një shtëpi në Fresn e kishte kapluar zjarri të dielën në mesditë. Ndërsa zjarrfikësi fatkeq, përmes garazhës kishte hipur mbi kulmin e shtëpisë për ta shuar zjarrin, por për një çast ai ka rënë në flakë.

Zjarrfikësit e tjerë me shpejtësi kanë hyrë në shtëpi duke e lagur kolegun e tij me ujë të ftohët, por sipas mjekëve zjarrfikësi është në gjendje kritike pasi i është djegur 60-70 për qind e lëkurës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat