Si duken tatuazhet kur plakeni (Foto)

Ndryshe

Si duken tatuazhet kur plakeni (Foto)

Më: 31 mars 2015 Në ora: 19:15

Për shumë prej nesh frika e se si një tatuazh do të duket me kalimin e kohës dhe plakjen e lëkurës, është arsyeja kryesore që na bën të mos e shkruajmë trupin tonë.

Por lind pyetja, si mund të duket një tatuazh tërheqës në moshën 22-vjeçare, mbi një plak 70-vjeçar. Në sajë të disa fotografive të të moshuarve me tatuazh, mund të shikoni se si arti në trupin e tyre ka ndryshuar.

Në këto foto, të moshuarit kanë si qëllim që të tregojnë se tatuazhet në trupat e tyre duken po aq bukur sa tek të rinjtë. Ata ekspozojnë artin duke u zhveshur. Sipas nj studimi nga instituti Harris, 86% e personave mbeten të kënaqur me tatuazhet e tyre dhe nuk pendohen asnjëherë.

Sipas të njëjtit studim, femrat janë më të predispozuara se meshkujt për të eksperimentuar me trupin e tyre, por më vonë, dyfishi i tyre (në raport me meshkujt), pendohen dhe duan t’i heqin me lazer.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat