E çuditshme: Rrobalarësja që mund të futet në xhep (Video)

Ndryshe

E çuditshme: Rrobalarësja që mund të futet në xhep (Video)

Më: 31 mars 2015 Në ora: 12:29

Jeni zhytur me kafen apo verën që ju ka rënë në rrobe? Mos u brengosni, sepse nuk keni më nevojë të shkoni në tualet të pastroni e të qëndroni nën pajisjen për tharjen e duarve. Sepse, tani ekziston rrobalarësja që mund ta fusni në xhep.

Kur e patë fotografinë, mbase menduat se e tërë këmisha mund të futet brenda, por jo. Pajisja e quajtur Coton, ka një teknikë interesante pune, që krijuesit e kanë quajtua “larje me shtrydhje”.

Përmes një zgjatimi që ka në mes ky mjet, bën deri në 700 goditje në minutë, duke e hequr njollën në pëlhurë për 30 sekonda, transmeton Telegrafi.

Për ata që gjithmonë njollosen duke ngrënë, kjo është pajisja që duhet të kenë domosdo.

Mirë, për momentin është në shitje vetëm në Japoni dhe kushton 10.800 Yen që është ekuivalenti i 80 eurove.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat