Tërë fshati “high”, nga tymi i tre tonelatave të marihuanës që dogji Policia (Foto)

Ndryshe

Tërë fshati “high”, nga tymi i tre tonelatave të marihuanës që dogji Policia (Foto)

Më: 31 mars 2015 Në ora: 11:55

Policia kishte konfiskuar tre tonelata marihuanë, që në treg kapin vlerën e rreth një milion dollarëve.

Këtë sasi të madhe autoritetet në Xhakartë të Indonezisë, vendosën ta asgjësojnë duke e djegur.

Mirëpo, ata nuk u siguruan si duhet, meqë tymi nga ndezja e këtij malli mund të shkaktojë ndonjë problem.

Breitbarrt.com raporton se banorët në Tangerang janë ankuar për dhimbje koke, marramendje dhe “dembeli gjatë tërë ditës”, transmeton Telegrafi.

“Nuk kam mundur të lëviz sepse isha shumë i lodhur”, ka thënë një vendas i njohur si Deden, i cili ka shtuar se ishte në humor shumë të mirë.

Mësohet se një gazetar që ka qëndruar tek flaka që digjej, është dashur të shtrihej në spital.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat