Vogëlushja traumatizohet pasi gjen qenin e saj të pjekur gati për tu shërbyer

Ndryshe

Vogëlushja traumatizohet pasi gjen qenin e saj të pjekur gati për tu shërbyer

Më: 30 mars 2015 Në ora: 21:16

Ky është një moment i tmerrshëm për çdo pronar qeni. Kjo i ka ndodhur një vajze 5 vjeçe, e cila gjeti qenin e saj të humbur… të pjekur në Vietnam.

Fotot e vajzës së vogël duke qarë kanë bërë xhiro në rrjetet sociale, raporton “People Daily Online”.

Vajza jeton në veri të Vietnamit dhe ajo e ka rritur qenin e saj për tre vjet. Ajo u zemërua tej masa kur qeni i quajtur “Lule” u zhduk në mënyrë misterioze.

5-vjeçarja u përpoq shumë për gjetjen e tij dhe rezultati përfundimtar ishte i tmerrshëm.

Mishi i qenit konsumohet në disa vende aziatike si Kore, Vietnam dhe Kinë. Shumë nga këto qenë të vrarë për t’u shërbyer nëpër restorante grabiten.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat