Kalorësja i jep fund jetës tragjikisht, pas vdekjes të kalit

Ndryshe

Kalorësja i jep fund jetës tragjikisht, pas vdekjes të kalit

Më: 30 mars 2015 Në ora: 20:00

Impakti i jashtëzakonshëm që kafshët kanë tek njerëzit nuk është i panjohur. Tregues i qartë i këtij fakti është dhe ngjarja e dhimbshme që ka ndodhur në Barnsley, Angli, ku një kalorëse femër ka vrarë veten vetëm pak orë pas vdekjes së kalit të saj.

Stephanie Lees u gjet e vdekur nga mikeshat e saj në stallën e kuajve, duke mbajtur flokë nga kreshta e kalit të saj në dorë, bashkë me një pusullë ku shkruante ‘Lamtumirë’.

42-vjecarja nuk ishte e martuar dhe nuk kishte fëmijë. Kuajt ishin gjithë jeta e saj. Ajo u kujdes për kalin e saj, Jake, për 10 vjet dhe ishte shumë e lidhur me të. Lidhja e tyre ishte bërë edhe më e fortë pas vdekjes së një tjetër kali të saj, Elliot, 3 vjet më parë.

Stephanie nuk kishte kalëruar me Jake prej më shumë se një viti, kjo për shkak të problemeve shëndetësore që ai kishte shfaqur dhe kishte qenë e mërzitur që atëherë.
“Deri ditën që kali i saj ‘ra në gjumin e përjetshëm’, Lees ka vuajtur shumë,- tregojnë shoqet e saj,- dashuria e saj për kalin ishte aq e madhe, sa nuk mund të vazhdonte dot të jetonte pa të.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat