Fëmija më tumor shpëton pas kurimit me protone

Ndryshe

Fëmija më tumor shpëton pas kurimit me protone

Më: 30 mars 2015 Në ora: 18:36

“Nuk është më me kancer, – deklaruan prindërit e fëmijës 5 vjeç, Ashya King. – Fëmija iu nënshtrua një kure të re me protone në Pragë”.

Brett King, babai i vogëlushit deklaroi se në trurin e fëmijës nuk ka me shenja të tumorit, ndaj të cilit ishte prekur. Çështja e familjes King, tërhoqi vëmendjen e medias në të gjithë Europën, pasi prindërit u arratisën nga spitali anglez në Southhampton së bashku me fëmijën për të shkuar në Spanjë, ku kishin shtëpinë tjetër.

Qëllimi ishte që prindërit të mblidhnin paratë e nevojshme për kurat e kushtueshme me protone në Pragë. Çifti i fëmijës u arrestua, sepse kishin vepruar në kundërshtim me këshillat mjekësore, por më pas u lanë të lirë.

“Nëse do e kishim lënë Ashya në duart e mjekëve të shërbimit mjekësor britanik, sot nuk do të ishte këtu me ne. Ishte shumë e dobët e nuk do të mbijetonte”, deklaroi nëna e fëmijës Naghemed King.

Pas dy muajsh terapi në Pragë, kushtet e saj u përmirësuan në mënyrë të dukshme. Tashmë fëmija mund të luajë me top dhe të jetojë si gjithë të tjerët. Mjekët kanë këndvështrime të ndryshme me këtë lloj terapie.

“Nuk e mohojmë që terapia me protone ka avantazhet e saj, por mendoj se nuk është vetëm kjo arsyeja që solli efektet e tilla”, deklaroi Nick Plowman, onkolog në një prej spitaleve në Londër. Terapia e kurimit të kancerit me protone praktikohet edhe në Itali, në qytetin e Pavias.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat