Ushtari i “Navy Seal” që i mbijetoi 27 plumbave në trup

Ndryshe

Ushtari i “Navy Seal” që i mbijetoi 27 plumbave në trup

Më: 30 mars 2015 Në ora: 17:24

Tetë vite më parë u qëllua plot 27 herë në trup në një kontroll rutinë në Fallujah të Irakut.

Mike Day, një ish-pjesëtar i forcave elitë të ushtrisë amerikane, “Navy Seal” ishte në krye të një grupi ushtarësh që po kontrollonin derë më derë në një fshat të vogël. Sapo hap derën e njërës prej banesave, ai bie në kontakt me tre militantë të Al Kaedas.

Plumba vërshuan mbi të në tre drejtime të ndryshme. 27 goditje në total në trup, antiplumbi frenoi 16 prej tyre, ndërsa pjesë tjetër u ngulën në këmbë krah dhe pjesët e pambuluara prej antiplumbit.

Megjithatë Day mundi të reagojë dhe vret dy prej 3 militantëve me pistoletën që mbante në brez. I treti u ekzekutua nga shokët e tij. Mike u ngrit dhe eci për disa dhjetra metra me këmbët e tij deri te helikopteri i ndihmës së parë.

Dërgohet menjëherë në spital, ku iu nënshtrua një sërë ndërhyrjesh. Kishte dëmtime të mëdha te gjymtyrët dhe hematoma nën pjesën e jelekut antiplumb të shkaktuara nga fuqia e plumbave të shkrepura prej armikut.

Megjithatë ai la spitalin ditën e 16-të dhe nga shtëpia nisi një program rehabilitimi dhe riaftësimi fizik. Me kalimin e kohës u rikthye në gjendjen e mëparshme dhe sot tregon plot krenari historinë e tij të mbijetesës.

Nga shumë si një hero dhe një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë ushtarët amerikanë të plagosur në luftë. Pikërisht për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategoria, Mike Day ka ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësimi për të mbledhur fonde.

Si pjesë e kësaj fushate është edhe një kalendar aktivitetesh sportive ku ai vetë do të notojë 1.7 kilometra, përshkojë 80 të tjera me biçikletë dhe 20 kilometra me vrap.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat