Për pak sa nuk e pësuan: Ja si nuk duhet hedhur granatën e dorës (Video)

Ndryshe

Për pak sa nuk e pësuan: Ja si nuk duhet hedhur granatën e dorës (Video)

Më: 28 mars 2015 Në ora: 17:05

Hedhja aksidentale e granatës prapa shpinës dhe shpëtimi nga instruktori, llogaritet si dështim.

Kjo nuk a ndaloi ushtarin Xiao Zhang, të buzëqeshte pasi u shpëtua nga instruktori, i cili po ashtu u pa në humor të mirë meqé mbeti gjallë.

Në bazën ushtarako-policore në Guanzhou të Kinës, ky rast do të kishte qenë me fatalitet, nëse instruktori Chen Qihui nuk do të vepronte shpejtë.

Me të parë hedhjen e ngathët të ushtarit, ai e kapi atë dhe u hodh në gropë.

Ata nuk janë lënduar, por sikur të mos veprohej shpejtë do të mund të vriteshin.

Kjo granatë, megjithëse shkollore, vret në diametër deri në shtatë metra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat