“Rashë në dashuri kur isha 32 vjeç. Ajo ishte 92”

Ndryshe

“Rashë në dashuri kur isha 32 vjeç. Ajo ishte 92”

Më: 28 mars 2015 Në ora: 16:24

Një burrë, që ra në dashuri me një grua 60 vjet më të madhe, ka treguar se sa speciale është marrëdhënia e tyre.

Gjithçka nisi në vitin 2007, kur Gregor Collins ishte 32 vjeç.

Ai u regjistrua për të bërë një intervistë si kujdestar për 92- vjeçaren Maria Altmann.

Intervista u bë në Los Angeles, por ai nuk e dinte se ajo do i transformonte jetën.

Ai u dashurua me gruan austriake, që i kishte mbijetuar Holokaustit.

“Ajo ishte elegante, por edhe si një fëmijë. Kishte kuriozitet për gjithçka. Miqtë më mbështetën në këtë lidhje”.

Katër vjet më vonë, Maria vdiq më 7 shkurt 2011.

Shkrimtari dhe aktori Collins thotë se ishte krah saj kur dha frymën e fundit.

“Ajo ishte dashuria ime më e madhe. Që kur e kam takuar, kam bërë punën kreative më të mirë në jetë. Ajo më udhëheq në çdo gjë që bëj. Dashuria e vërtetë nuk mbaron kurrë,” thotë ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat