Vjehrra paguan vrasës për të vrarë nusen

Ndryshe

Vjehrra paguan vrasës për të vrarë nusen

Më: 28 mars 2015 Në ora: 11:38

Një ruse është dënuar me burgim pasi ka paguar një vrasës për ta vrarë nusen e djalit të saj sepse ishte lodhur me shakatë e saj.

Tatiana Kudinova, 50-vjeçare, i ka thënë policisë se nusja e saj, Roxxane, 30-vjeçare, vazhdimisht ka bërë shaka me të dhe kishte vendosur që ta vriste.

Sidoqoftë, njeriu që Kudinova pagoi për ta vrarë Roxannen doli të jetë një agjent policie, dhe ajo u arrestua për këtë.

Kudinova i ka thënë policisë se mosmarrëveshjet filluan pas një ahengu kur dyshja argumentoi se kush duhej të paguante ushqimin për mysafirët.

Pas këtij incidenti, ajo ka thënë se Roxanne gjithmonë ka bërë shaka se “vjehrra nuk ka para” dhe kjo gjë e ka nervozuar Kudinovan e cila mori vendim që ta vriste renë.

Kudinova, nga Rostovi i Rusisë, pastaj kontaktoi një grup kriminel dhe u ofroi 1,500 euro për ta vrarë Roxannen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat