Bën ISIS-in tatuazh në buzë, kompania e shkarkon nga puna (Video)

Ndryshe

Bën ISIS-in tatuazh në buzë, kompania e shkarkon nga puna (Video)

Më: 26 mars 2015 Në ora: 17:50

Kishte bërë tatuazh brenda buzës fjalën ISIS dhe kjo i ka kushtuar vendin e punës një të riu amerikan, megjithëse kuptimi i saj nuk ka të bëjë me organizatën terroriste.

Kirk Soccorso, punonjës i një kompanie elektroshëtpiakesh në Amerikë, kishte bërë në buzë tatuazh emrin e të dashurës së tij.

Në një intervistë për CNN, Soccorso tha se dashura e tij Isis-i dhe ai kishin vendosur të bënin tatuazh emrat e njeri-tjetrit në të njëjtën pjesë të gojës.

“Sinqerisht, e kam kuptuar vetëm kohët e fundit se çfarë kuptimi ka akronimi ISIS”, tha ai.

Djaloshi shprehet më tej se kur kompania e mori vesh për tatuazhin, i kërkoi atij të mos kthehet më në punë. Soccorso thotë se do ta padisë kompaninë pasi sipas tij shkarkimi është i padrejtë.

Nga ana e saj kompania ka thënë se shkarkimi nuk është mbështetur vetëm te tatuazhi, por edhe në shkaqe të tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat