Mjekja që u ndodh në afërsi, shpëton nga vdekja motoçiklistin që u godit nga kamioni (Video)

Ndryshe

Mjekja që u ndodh në afërsi, shpëton nga vdekja motoçiklistin që u godit nga kamioni (Video)

Më: 6 mars 2015 Në ora: 22:49

Po kthehej nga puna, kur pa se kishte ndodhur një ndeshje si pasojë e së cilës një mashkull kishte mbetur i shtrirë i mbuluar në gjak.

Praewa Mitrakul, që është ligjëruese në Fakultetin e Mjekësisë në Bankok të Tailandës, është ndalur dhe e ka ndihmuar motoçiklistin që ishte ndeshur me kamion.

Doktoresha 33-vjeçare, pasi i ka dhënë ndihmën e parë, ka shqyer bluzën dhe ia ka mbështjellë fytin e prerë.

Pas dhjetë minutash, në vendin e ngjarjes ka shkuar autoambulanca dhe e ka dërguar në spitalin më të afërt, ku i është nënshtruar një operimi.

“Engjëlli mbrojtës”, kështu e kanë quajtur në spital doktoreshën Mitrakul, e cila sikur të mos kishte ndihmuar atë, ai do të kishte vdekur nga gjakderdhja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat