Dënohet me heqje të syve, për shëmtimin me acid të një personi tjetër (Foto)

Ndryshe

Dënohet me heqje të syve, për shëmtimin me acid të një personi tjetër (Foto)

Më: 6 mars 2015 Në ora: 20:31

I kishte hedhur acid në fytyrë Davou Roshanaein, duke bërë që fytyra t’i dëmtohet, t’i verbohet syri dhe veshi t’i shkrihet.

Për këtë veprim, burri i njohur vetëm si Hamid S. është dënuar me heqje të syrit, pas dhjetë vitesh burg.

Gjykata në Iran e ka dënuar atë me “qesas”, që është “dënim i njëjtë me atë që ka bërë”.

Të dënuarit i është dhënë anestezion dhe i është hequr syri pa dhembje, si dënim për veprimin që kishte bërë në vitin 2005.

New York Daily News raporton se këtë veprim e ka kundërshtuar viktima që pësoi nga acidi, por kërkesa tij nuk është marrë parasysh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat