Sulltaneshat në krye të Perandorisë

Ndryshe

Sulltaneshat në krye të Perandorisë

Më: 5 mars 2015 Në ora: 22:22

Për më shumë se shtatë shekuj perandoria otomane ka luajtur një rol primar, edhe pse me ulje ngritje të fatit, mbi një pjesë shumë të rëndësishme të botës antike, pasi i kishte zgjeruar pushtimet e veta që nga deti Kaspik deri në Algjeri, duke kaluar nëpër Azinë e Vogël, Ballkan, brigjet e Detit të Zi dhe Lindjen e Afërme. Ashtu si cdo perandori, edhe ajo e themeluar nga Osmani, sulltan nga viti 1300 deri në 1326, i pari i një serie që ka dhënë 36 sovranë perandorisë më jetëgjatë turke, ka njohur një parabolë të vecantë. Arsyet e rënies janë sot më shumë se kurrë objekt i studimeve dhe debateve të ndezur akademikë.

Ka nga ata që thonë që, thjeshtë, ka qenë beteja e Lepantos e 7 tetorit 1571 që inauguroi rënien e perandorisë turke, por kjo gjë korrespondon shumë pak me të vërtetën. Pushtimi i territoreve të rinj dhe nënshtrimi i popujve të rinj kanë qenë shumë të rëndësishëm për mbijetesën e një perandorie që shpërblente luftëtarët e vet jo vetëm me para, por edhe me toka, të ashtuquajturit timarë. Lepanto ishte një humbje e rëndë dhe ekspansionizmi turk humbi sigurisht vrullin të nesërmen e 1571, mbi të gjitha në dete; megjithatë, arsyet e bllokimit të një makinerie kaq komplekse sic ishte ajo otomane nuk mund të reduktohen në një humbje të vetme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat