Zbulohet truri i njeriut, 2600 vite i vjetër

Ndryshe

Zbulohet truri i njeriut, 2600 vite i vjetër

Më: 5 mars 2015 Në ora: 14:20

Arkeologët pretendojnë se kanë gjetur një tru njeriu, që ka jetuar në Epokën e Hekurit.

Truri i gjetur brenda një koke të prerë, kishte qenë i mbuluar i tëri me baltë, gjë që ka pamundësuar depërtimin e ajrit.

Pas studimeve të shumta, ky tru është menduar të jetë i vjetër 2000 vjet, por zbulimi i ri tregon se është edhe 600 më i vjetër.

Në bazë të karbonit që i kanë gjetur në nofulla, është zbuluar se ai ka jetuar në shekullin e gjashtë para erës sonë, transmeton Telegrafi.

Në baze të ekzaminimit të dhëmbëve dhe kafkës, ai ka vdekur në moshën 25-45 vjeçare.

Zyrtarë të Universitetit Bradford thonë se ky zbulim i rrallë do të ndihmojë që të hedhë dritë më shumë në epokën kur ka jetuar ky njeri, që duket se ka vdekur me prerje koke.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat