Kompania ofron 60 mijë $ në vit. A do i pranonit ju, po të dini se…?

Ndryshe

Kompania ofron 60 mijë $ në vit. A do i pranonit ju, po të dini se…?

Më: 4 mars 2015 Në ora: 22:17

Këshilli britanik i Shpendëve është duke ofruar plot 60 000 mijë dollarë fitim në vit për aplikantët që dëshirojnë të punojnë në një kompani zogjsh.

Por kjo tentativë, edhe pse tërheqëse, është duke dështuar, pasi pozicioni i cili ofrohet ka të bëjë me dallimin e seksit të zogjve. Ky proces përfshin një vëzhgim në të pasmet e një zogu pule, për të përcaktuar gjininë e tij.

Kompania deklaroi se vitin që shkoi nuk kishte asnjë aplikues për këtë pozicion. Ajo po mundohet që të ngrejë statusin e kësaj pune, po kush do të dëshironte të punonte, duke ditur që ata shpendë që janë të gjinisë mashkullore do të shkojnë drejt procesit të therjes.

Punonjësit duhet të arrijnë të seleksionojnë mes 800 deri në 1000 zogj në orë, rreth një zog çdo 4 sekonda.

“Është provuar që është e vështirë t’i bësh njerëzit të qëndrojnë në punë. Duhen tre vjet për të trajnuar dikë në mënyrë që ata të zhvillojnë ndjeshmërinë dhe shkathtësinë për të dalluar seksin e të shpendëve, dhe shumë njerëz nuk duan të shpenzojnë kaq shumë kohë”, thotë një përfaqësues i këshillit.

Punonjësit duhet të shpenzojnë 12 orë në kompani, për të ndarë zogjtë femra nga ata meshkuj. Kjo duhet bërë në një kohë shumë të shkurtër, të cilët më pas do të theren. Duket një punë e thjeshtë, por askush nuk ka pranuar të punojë në një industri të tillë. Mbretëria e Bashkuar apelon se ka shumë nevoja për një profesion të tillë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat