Kompania ofron punë me 55 mijë euro fitim në vit, askush nuk pranon. Ja arsyeja

Ndryshe

Kompania ofron punë me 55 mijë euro fitim në vit, askush nuk pranon. Ja arsyeja

Më: 4 mars 2015 Në ora: 18:49

Të fitosh rreth 55 mijë euro në vit, është ëndrra e shumë personave sidomos për ata që janë të papunë ose që paguhen pak.

Sipas “Daily Mail”, një kompani angleze në Britaninë e Madhe, ofron mundësinë për të pasur një punë të mirëpaguar, por duket se askush nuk ka ndërmend ta pranojë këtë kërkesë. Për çfarë bëhet fjalë? Kandidati duhet të kujdeset për identifikimin e gjinisë së zogjve, të destinuar për therje.

Punonjësit duhet të arrijnë të seleksionojnë mes 800 deri në 1000 zogj në orë, rreth një zog çdo 4 sekonda.

Mungesën e kandidatëve e ka denoncuar “British Poultry Council”, shoqatë që kujdeset për fermerët e pulave.

Andrew Large, shef ekzekutiv i grupit, ka shpjeguar për “Daily Mail”, që problemi i vërtetë nuk është “morali”, sepse pas pak kohësh mësohesh t’i trajtosh zogjtë si objekte të thjeshta: “Besoj se vështirësia është puna në vetvete. Duhet të kalosh orë t’i fiksosh, çdo ditë. Nuk është shumë zbavitëse”.

Punonjësit duhet të shpenzojnë 12 orë në kompani, për të ndarë zogjtë femra nga meshkuj. Kjo duhet bërë në një kohë shumë të shkurtër, të cilët më pas do të theren. Duket një punë shumë e vështirë, e ndër të tjera kërkon një periudhë të gjatë trajnimi, gati 3-vjeçare. Por duket se askush nuk ka pranuar punën në një industri të tillë dhe Mbretëria e Bashkuar apelon se ka shumë nevoja për një profesion të tillë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat