‘Pitbulli’ i pabesë sulmon të zonjën e tij

Ndryshe

‘Pitbulli’ i pabesë sulmon të zonjën e tij

Më: 4 mars 2015 Në ora: 18:37

Ky është momenti kur një qen i racës ‘pitbull’ sulmon papritur dhe pa asnjë provokim përpara nipërve të saj, gruan që e kishte rritur. Ngjarja ka ndodhur 1 vit më parë, por Brenda Rigdon, nga Florida, e cila u sulmua nga qeni i saj, ka pranuar ta bëjë publike vetëm tani videon për të sensibilizuar familjet që mbajnë një qen të kësaj race për rrezikshmërinë që ata paraqesin.

Gruaja ndodhej në kopshtin e shtëpisë së saj së bashku me nipërit e vegjël dhe bashkëshortin që filmonte teksa ajo bënte nismën e famshme të bamirësisë, ‘Ice bucket’. Menjëherë sapo nipat i hedhin në kokë kovat me ujë të akullt, qeni sulmon gruan duke e kafshuar në njërën anë të fytyrës.

Pamjet video janë mjaft të rënda dhe tregojnë momentin kur qeni e sulmon gruan në fytyrë, ndërsa pak më vonë pamjet shkëputen, pasi bashkëshorti i saj, i cili ishte duke e filmuar, i shkon menjëherë në ndihmë duke u përpjekur të largojë kafshën e egërsuar.

Gruaja u dëmtua rëndë në njërën anë të fytyrës, ndërsa qeni u asgjësua nga autoritetet përkatëse.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat