Aoshima, ishulli me 22 banorë dhe 120 mace
Aoshima është një ishull i vogël në Japoni, ku zyrtarisht jetojnë vetëm 22 banorë, shumica të moshuar, por aty ka vend edhe për 120 mace të cilat i sheh në çdo rrugë e shtëpi të ishullit.
Disa mace u sollën në këtë vend vite më parë për të ndihmuar peshkatarët nga ‘invazioni’ i minjve, por ato u shtuan aq shumë, sa e kaluan shumëfish numrin e banorëve vendas.