Zbulohet një tunel misterioz: E kishin hapur për të kaluar kohën e lirë (Foto)

Ndryshe

Zbulohet një tunel misterioz: E kishin hapur për të kaluar kohën e lirë (Foto)

Më: 4 mars 2015 Në ora: 09:38

Dy djem të moshës rreth 20 vjeç kanë gërmuar një tunel në pjesën veriore të Torontos. Dhe i gjithë angazhimi i tyre është bërë për një qëllim interesant – për të kaluar aty së bashku kohën e lirë.

Tuneli, i cili u zbulua në janar, është gërmuar pranë kampusit të Universitetit të Jorkut dhe qendrës së tenisit Reksal.

Policia tha se nuk kanë zbuluar ekzistencën e ndonjë qëllimi kriminal në këtë rast dhe se nuk ka asnjë kërcënim.

Tuneli është dhjetë i gjatë, 1,93 metra i lartë dhe 86,4 centimetra i gjerë. Hetuesit besojnë se djemtë kishin filluar gërmimet shtatorin e kaluar.




Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat