Shkon 1 minutë me vonesë në shkollë, 6-vjeçarit dënohet të hajë i izoluar nga një mur kartoni

Ndryshe

Shkon 1 minutë me vonesë në shkollë, 6-vjeçarit dënohet të hajë i izoluar nga një mur kartoni

Më: 3 mars 2015 Në ora: 23:41

Ndëshkim ekzemplar për një fëmijë 6-vjeçar në Oregon, SHBA. Ai kishte mbërritur vetëm 1 minutë me vonesë në shkollë, ndaj si ndëshkim, gjatë drekës është detyruar që të hajë i vetëm nga shokët dhe shoqet, i izoluar nga një mur kartoni që e pengonte të shihte të tjerët.

Fotoja është postuar në rrjetin social ‘Facebook’ nga gjyshja e vogëlushit, e indinjuar nga metodat edukative të shkollës fillore ‘Lincoln’, të Grants Pass. Gjyshja ka shpjeguar se vonesa me 1 ose 2 minuta e nipit të saj i detyrohej faktit se makina e nënës së tij ndonjëherë mezi ndizet në mëngjes.

Fotoja është ndarë më tepër se 130 mijë herë nga njerëz të ndryshëm nga e gjithë bota, aq sa shkolla është detyruar të kërkojë zyrtarisht ndjesë për metodën ekstreme që kishte zgjedhur për të ndëshkuar 6-vjeçarin.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat