19 orë lojë pa pushim në kompjuter, vdes i riu

Ndryshe

19 orë lojë pa pushim në kompjuter, vdes i riu

Më: 3 mars 2015 Në ora: 22:51

Një video lojë i kushtoi rëndë një tifozi i cili ra i vdekur në një internet-kafe, pasi luajti World Of Warcraft për 19 orë rresht pa pushim.
Wu Tai, 24 vjeç, shkoi në një internet-kafe në kryeqytetin kinez Shangai për të luajtur një lojë së bashku me tifozët e tjerë të kësaj video loje.

Videoja e filmuar në vendin e ngjarjes, e tregon të riun të ulur para kompjuterit dhe papritmas, ai kthen kokën në të majtë duke u kollitur keqani. Më pas ai rrëzohet nga karrigia e tij dhe vdes para shokëve, të tronditur.

Shoku i tmerruar Hsin Ja, 20 vjeç, i cili ishte ulur pranë tij, tha: "Unë befas dëgjova atë të ankohej dhe kur unë u ktheva për të parë se çfarë kishte ndodhur, ai ishte shumë i zbehtë dhe dukej se ndihej në siklet. Ai po mbante gojën me një shami hundësh e cila ishte larë në gjak. E pyeta nëse ai ishte në rregull dhe ai tha ai do të ndjehej më mirë nëse do të ishte në rregull". Por 24-vjeçari vazhdonte të luante edhe pse ndihej shumë keq.

Para se ambulanca të mbërrinte, Wu dukej i zbehtë dhe i sëmurë, ndërsa qëndronte ende i ulur përballë kompjuterit. Ai vdiq para se ekipi mjekësor të arrinte. Një autopsi do të përcaktojë shkakun e vdekjes, por mjekët thanë paraprakisht se qëndrimi për 19 orë para kompjuterit, çoi në vdekjen e tij.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat