Gjendet pitoni 5 metra i cili mund të ketë sulmuar edhe njerëz (Foto)

Ndryshe

Gjendet pitoni 5 metra i cili mund të ketë sulmuar edhe njerëz (Foto)

Më: 3 mars 2015 Në ora: 22:04

Angli- Një piton rreth 5 metër, që besohet se ka qenë i aftë “që të sulmojë një person”, është gjetur i vdekur në një kanal, gjë që ka bërë të nisë një hetim policor.

Gjarpri mund të ketë jetuar me kafshë të egra për disa ditë, dhe një piton i kësaj madhësie mund të ketë qenë i aftë për të sulmuar një njeri, thanë ekspertët.

Zvarraniku u zbulua në kanalin e afërt me urën Norden, Rishton, Anglinë Perëndimore, rreth orës 04:00 të së dielës. Një ekspert zvarranikësh tha se pitoni mund të ketë qenë 12 deri në 15 vjeç.

Sipas ekspertizës, pitoni ka patur probleme me frymëmarrjen, gjë që mund të ketë ndikuar në vdekjen e tij. Efektivët po investigojnë provat se si është e mundur që ku piton të gjendej në kanal, dhe kanë bërë thirrje për këdo që ka ndonjë informacion.

Pitoni Rectulatus, i njohur gjithashtu si pitoni aziatik, vjen nga Azia Juglindore dhe është një nga gjarpërinjtë më të gjatë në botë. Ata nuk janë helmues, dhe nuk konsiderohen të rrezikshëm, edhe pse shumë prej tyre kanë vrarë njerëz.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat