Çfarë na pret "në botën tjetër"? Tregojnë ata që e kanë përjetuar “vdekjen”!

Ndryshe

Çfarë na pret "në botën tjetër"? Tregojnë ata që e kanë përjetuar “vdekjen”!

Më: 3 mars 2015 Në ora: 10:36

Pasi futbollisti i njohur, Fabrice Muamba, kishte rënë pa vetëdije në stadium gjatë një ndeshje futbolli dhe kishte mundur të mbijetonte kishte treguar për përjetimet “në jetën tjetër”.

Ai i kishte mbijetuar një sulmi në zemër, kështu që për pak kohë ishte në gjendjen “vdekje klinike”.

Por për fat të mirë ishte “rikthyer” dhe kishte rrëfyer rreth asaj se si “ishin ata sekonda në botën tjetër”.

Ai fillimisht kishte ndier një trullosje, dhe gjendja e fundit që mban mend është fytyra e Scot Parker Scott Parker, atëkohë futbollist i Totenhemit.

Pas kësaj thotë se ishte futur në errësirë, e njëjtë sikur kur biem në gjumë, në të cilën ai nuk kishte ndier asnjë dhimbje.

Ka shumë përcaktime të vdekjes klinike, duke përfshirë edhe “dritë në fund të tunelit”.

Përshkrimi më i vjetër vjen nga shekulli 18, të cilin e kishte dhënë farmacisti francez. Ai kujtonte një dritë të fortë dhe të pastër – për të cilën kishte menduar se ishte në qiell.

Në të gjitha përshkrimet flitet për dritën, e cila është pak ose më shumë intensive. Megjithatë, studiuesi Sem Parni dhe kolegët e tij kanë vendosur që të kenë një qasje më objektive, transmeton Telegrafi.

Para 15 vitesh, grupi i tyre, për 12 muaj me radhë ka intervistuar 63 pacientë nga spitale të ndryshme të cilët ia kanë dalë pas sulmit në zemër.

Nga ta, shtatë kanë mundur të kujtojnë përjetimet e tyre nga koha kur ishin pa ndjenja.

Njëri nga ta, momentin e arritjes tek “kufiri” e ka përshkruar si një ndjenjë të qetësisë. Ndërsa një tjetër e ka përshkruar krejt ndryshe. Sipas tij, ka qenë një ndjenjë e të “hedhurit nga një mal”.

Më tej, vetëm pak veta kanë mundur të kuptojnë se kishin qenë aq afër vdekjes dhe kjo thuhet se ka ndodhur për shkak të prezencës më të madhe të oksigjenit në gjak.

Në studimin e fundit të këtij lloji, i cili është realizuar në 15 spitale amerikane dhe evropiane, dy pacientë kanë pasur ndjenjën se kanë “dalë nga trupi i tyre”.

Njëri nga ta, edhe pse ishte në vdekje klinike, ka dëgjuar se një grua e kishte thirrur nga tavani. Kur i ishte afruar asaj, e kishte parë trupin e tij nga largësia dhe kishte dëgjuar një zë: “vëni në jetë pacientin”.

Edhe pse në këto raste nuk mund të testohet me saktësi nëse këta njerëz vërtetë kanë përjetuar jetën pas vdekjes, shkencëtarët kanë konfirmuar diçka që dihet edhe më herët. Pak para vdekjes, njeriu nuk ndien dhimbje dhe se vetë vdekja, në rastin më të keq, përfaqëson “një tranzicion në mosqenie”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat