Indi, vajza 10 muajshe peshon 20 kg dhe rrezikon të vdesë (Foto)

Ndryshe

Indi, vajza 10 muajshe peshon 20 kg dhe rrezikon të vdesë (Foto)

Më: 2 mars 2015 Në ora: 20:56

Ka lindur rreth 4 kilogramë, por pastaj ka filluar të shtojë në peshë, duke arritur sot pas dhjetë muajsh, thuajse 20 kilogramë.

Prindërit e vajzës së vogël, Aliya Saleem, në Xharkhland, një fshat i vogël i Indisë, janë të shqetësuar për shëndetin e fëmijës së tyre, sepse për të njëjtin problem, kanë humbur më përpara edhe një vajzë në moshën 1 vjeçe e gjysmë.

Familja e Alyias është e varfër dhe nuk ka para për t’i bërë foshnjës mjekimet e nevojshme. Për momentin, diagnoza e vetme e bërë nga doktor Krishan Chugh, pediatër në spitalin “Fortis” në Dehli, është: “Sigurisht që është vajza më e shëndoshë që kam parë ndonjëherë, ndoshta rasti i saj është një obezitet i shpejtë ose një mosfunksionim hormonal”.

Por për të gjetur kurën e vërtetë të ndërhyrjes, duhen gjetur arsyet e vërteta të shtimit të peshës së tepërt. “Nuk mund të bëjmë më shumë për të”, – shpjegon babai i saj, Mohamed Salem, 28 vjeç.

Një fëmijë 10 muajshe nuk duhet t’i kalojë 8 kilogramët, më pak se gjysma e peshës së Alyias. Mamaja e saj, Shabana Parveeen, është e shqetësuar, sepse përveç se duhet të bëjë punët e shtëpisë, duhet të kujdeset edhe për vajzën e vogël, e cila ka vështirësi edhe me frymëmarrjen.

Fëmija, çdo ditë, ha tre herë më shumë se një bashkëmoshatare e saj dhe shpesh prindërit janë të detyruar të marrin para borxh për të mbajtur familjen.

Nëse Alyia ka një vëlla më të madh 5 vjeç, Ali, i cili rritet rregullisht, motra Simran ka vdekur në moshën 1 vjeçe e gjysmë pikërisht për të njëjtin problem. Babai kujton dramën e përjetuar atë ditë, kur, në momentin që doli nga shtëpia, merr një telefonatë nga e shoqja, e cila e njofton se e bija po humbiste gjak nga goja. “Nuk shërbeu aspak që e dërguam në spital, nervat e saj ishin dëmtuar dhe ajo ndërroi jetë”.

Prindërit tani janë të terrorizuar, sepse e dinë që nëse Alyia nuk do të kurohet, rrezikon të vdesë. Fëmija njihet nga i gjithë fshati dhe ka një jetë plot dashuri: “Vijnë ta takojnë të gjithë për të luajtur me të, – thotë mamaja, – por vetëm pak arrijnë ta bëjnë për vete”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat