Përgjimi nuk mjafton për të zbuluar një tradhti në çift

Ndryshe

Përgjimi nuk mjafton për të zbuluar një tradhti në çift

Më: 2 mars 2015 Në ora: 16:33

Në shoqërinë e sotme, tradhtia është një sjellje fatkeqësisht e zakonshme mes shumë të tjerave. Sipas shkencëtarëve, besimi është një detaj, një karakteristikë që u përket vetëm personave më inteligjentë. Në fakt, inteligjenca dhe besimi duhet të jenë dy faktorë të lidhur me njëri-tjetrin, sepse është vërtetë një budallallëk të zbuloheni nga e fejuara për një motiv, si për shembull si ai i lënies hapur i profilit personal të Facebook. Manovra që bëri një grua për të zbuluar nëse i shoqi e kishte tradhtuar është shumë qesharake. Dhe ajo arrin në një fund të papritur…

Ja se çfarë bëri ajo: Duke u shtirur sikur e la papritur pa i dhënë asnjë shpjegim, i shkruan një letër të shoqit dhe e lë atë mbi tavolinën e dhomës së gjumit. Në letër theksonte se ndihej e lodhur me të dhe prej jetës së tyre së bashku. Më pas fshihet poshtë krevatit të dhomës, në pritje që ai të kthehej. Kur burri futet, e vë re menjëherë letrën dhe e lexon, ndërkohë që gruaja e përgjon fshehurazi. Pas leximit, u shton diçka fjalëve të saj, fillon të ndërrojë rrobat duke gumëzhitur i lumtur. Ajo vazhdoi të qëndrojë në qetësi duke e vëzhguar: pa që i shoqi kërkoi celularin dhe më pas telefonoi dikë. E tronditur dhe e pafuqishme, gruaja dëgjon bisedën e tij, duke mos humbur asnjë fjalë. “Përshëndetje vogëlushe! Po ndërrohem dhe sapo të jem gati, do të vij te ti. Ajo sapo më tha se është mërzitur nga unë dhe më la. Kam bërë një gabim të madh duke u martuar me të. Sa do të doja që të kisha njohur më parë! Shihemi pas pak zemër”. Pas bisedës, burri fillon të bëhet gati dhe del nga shtëpia. Në këtë moment, edhe gruaja del nga vendi ku ishte fshehur, e mbuluar në lot dhe e dërmuar nga dhimbja. Por, gjithsesi, shkoi të shikonte shënimin që kishte shkruar burri në letër, pak minuta më parë. Ai kishte shkruar: “Të pashë një këmbë jashtë krevatit budallaqe. Po dal të blej një bukë”. Historia është bërë e ditur dhe është përhapur te Reddit, një rrjet social mjaft i njohur i kohëve të fundit. Mbi këtë platformë, mund të krijohen diskutime mbi çdo argument dhe për rrjedhojë, mund të merren shumë reagime nga përdoruesit.

Përgjimi nuk mjafton për të zbuluar tradhtinë e mundshme të partnerit. Ndaj, nëse mendoni se ai ju tradhton, atëherë mund të filloni hetimin tuaj, bazuar te të gjitha sjelljet e tij që çojnë në përfundimin se ai nuk po ju qëndron besnik.

1-Shikoni se çfarë bën

Ai nuk është më aq entuziast për të kryer marrëdhënie seksuale si më parë. Kur kryen marrëdhënie, fillon të sillet ndryshe nga herët e tjera. Ka ndjenjën e turpit dhe nuk dëshiron që ta shihni të zhveshur. Është tejet i sjellshëm në shtëpi. Fillon të bëjë dhurata edhe pa arsye (por kujdes, ndoshta thjesht po kujdeset.) I ndryshon fytyra menjëherë pas një telefonate apo mesazhi. Sillet shumë protektiv ndaj telefonit të tij dhe e fik atë për orë të tëra.

2-Shikoni pamjen e tij

Fillon të rruhet më shpesh se më parë. Tregon më shumë kujdes për trupin e tij. Ndryshon parfumin.

3-Hetim i imtësishëm

Kontrolloni sirtarët e tij. Kontrolloni kompjuterin. Kontrolloni llogarinë bankare. Kontrolloni telefonin dhe madje ndiqeni nga pas.

Tradhtia e largon vëmendjen nga partneri dhe marrëdhënia aktuale. Kur tradhton, nuk mund të përkushtohesh njësoj në marrëdhënie si më parë. Tradhtia krijon një trekëndësh, që ushtron presion të trajtohet si i barasvlershëm. Për shkak të këtij tensioni, vëmendja, përkushtimi, kënaqësia që merret nga marrëdhënia, nuk më si më parë. Humbja e vëmendjes sjell rënien e cilësisë së marrëdhënies, e cila sjell pakënaqësi. Kjo pakënaqësi interpretohet si mungesë dëshire për të qëndruar me partnerin dhe rrit justifikimin për ta tradhtuar. I gjithë ky skenar kthehet në një rreth vicioz, i cili është vështirë të ndërpritet nëse çifti nuk bën përpjekje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat