Gruaja i dërgon 1.4 milion dollarë të dashurit të saj virtual

Ndryshe

Gruaja i dërgon 1.4 milion dollarë të dashurit të saj virtual

Më: 1 mars 2015 Në ora: 15:28

Dy herë e divorcuara Sarah e kishte njohur Chris Olsenin 18 muaj më parë përmes internetit. Ai i tha asaj se ai është nga Italia dhe se ishte bartur në SHBA në moshën 15 vjeçare ndërsa tash është në Afrikë për disa punë të vetat.

Dy të dashuruarit përmes internetit nuk janë takuar asnjëherë. Chris ka vizituar Afrikën e Jugut, Nigerinë dhe Beninin.

Sarah i ka dërguar Chrisit mbi 1.4 milion dollarë, sipas saj, për disa borxhe të tijat, avokatë, karta të humbura të kreditit, fatura të hoteleve etj.

Megjithatë Sarah duket ende e bindur se Chris është i sinqertë me të, dhe se një ditë ai do të vijë tek ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat